Lajm I Fundit/ Shpërthim në Vlorë, policia jep detaje nga ngjarja

09:04 30/10/20201min103
tritol-shperthim

Policia e Vlorës ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një lëndë eksplozivi.

Eksplozivi ka shpërthyer, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto