
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Bogë, ku një fugon pasagjerësh është përmbysur në rrugë.
Si pasojë 7 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.