LAJM I FUNDIT / Ndërron jetë nga Covid-19 pacientja tek ‘Infektivi’, kishte pak që ishte intubuar

13:42 16/09/20201min169
1596802808_covid

Një 70 vjeçare e infektuar me Covid-19 ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv në kryeqytet.

E moshuara nuk kishte shumë kohë që ishte shtruar në spital, por fatkeqësisht e ka humbur betejën me koronavirusin.

Sipas abcnews, mësohet se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar prej pak ditësh.

I infektuar ka qenë edhe bashkëshorti i saj, por ai ia ka dalë ta fitojë betejën me Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto