LAJM I FUNDIT / Infektohet me Koronavirus Albin Kurti, ja gjendja e tij shëndetësore

10:43 28/10/20201min81
images (55)

Ish-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa shprehet se dy ditë më parë ka vënë re simptomat, gjë që e ka shtyrë atë të kërkojë marrjen e tamponit, pas kryerjes së të cilit, ka rezultuar pozitiv.

Ai lajmëron se pas marrjes së përgjigjes pozitive, do të qëndrojë në vetizolim për dy javët e ardhshme, ndërsa lajmëron se është në gjendje të mirë shëndetësore, me disa simptoma të lehta.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat, Albini. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto