LAJM I FUNDIT / I shkaktoi shtetit miliona euro dëm, arrestohet ish-drejtori i OST (EMRI)

10:35 27/10/20203min132
kush-eshte-klodian-gradeci-780x405-1

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-drejtorin e OST-së, Klodian Gradeci, i akuzuar për ‘Shpërdorim detyre’, pasi i ka shkaktuar një dëm miliona euro shtetit shqiptar dhe për të cilin gjykata kishte caktuar masën e ‘arrestit me burg’.

Klodian Gradeci, ish-drejtor i OST, ka qenë në postin e Drejtorit të Hidrokarbureve në AKBN në kohën e kur janë konstatuar shkeljet.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Si u zbulua skema e mashtrimit që çoi pas hekurave zyrtarët: 

Zyrtarët e lartë të AKBN u arrestuan pas zbulimit të një skeme mashtrimi, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milion dollarë.

Abcnews.al ka raportuar më herët se kompania “Phoenix Petroleum” ka marrë për shfrytëzim disa puse nafte në pronësi të “Albpetrol” duke premtuar në planin e zhvillimit se do të investonin në to. Marrëveshja është është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

Punonjësit e AKBN Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose dhe i arrestuari ditën e sotme, Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto