LAJM I FUNDIT/ Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, thirren si dëshmitarë emra të njohur, për Sali Berishën gjykata vendos në një moment të dytë

13:35 06/11/20201min93
izet-haxhia-721x405

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të thërrasë si dëshmitar në gjyqin për Izet Haxhinë ish-truprojën e Azem Hajdarit Zenel Neza, i cili ka mbetur dhe vetë i plagosur në atentatin ndaj Hajdarit.

Po ashtu në pyetje pritet që të merret dhe shtetasi Kujtim Hysaj, ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, Gjykata shprehet se për të do të merret vendimi në një moment të dytë. Po ashtu në pyetje do të merret edhe Genc Hoti, ish punonjës i SHIK, të cilit Haxhia pretendon se i ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Po ashtu në këtë proces janë pranuar si dëshmitarë Zylfie dhe Aishe Haklaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto