(LAJM I FUNDIT) Gjyqi ndaj Izet Haxhisë / Prokuroria thërret si dëshmitar Sali Berishën, Ylli Rakipin dhe…

16:56 23/09/20202min179
berisha-haxhia-780x405-1-696x361

Ka rinisur procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, i dyshuar për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit, Azem Hajdarit.

Mësohet se, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar të thirren si dëshmitarë në procesin ndaj Izet Haxhisë, Sali Berisha, Jaho Mulosmani dhe Ylli Rakipi.

Ndërkohë në seancën e radhës, mbrojtja e Izet Haxhisë pritet të paraqesë kërkesë në gjykatë për thirrjen si të pandehur të Sali Berishës, Jahu Mulosmanit, Zenel Nezës, dy motrat Aishe e Zylfie Haklaj, si dhe plakun e Haklajve, Muharrem Haklaj.

Mbrojtja do kërkoj edhe një material audio regjistrimi mes Fatmir Haklajt dhe Muharrem Haklajt, përmes së cilit pretendohet të arrihet në pafajësinë e Izet Haxhisë.

Izet Haxhia u ekstradua pak muaj më parë nga Turqia, është dënuar në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit.

Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar për gati 20 vite në Turqi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri në 8 maj të vitit 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *