LAJM I FUNDIT / ‘Eskobari i Ballkanit’, Klement Balili shtrohet me urgjencë në Spital, çfarë po ndodh në Burgun e Peqinit?

15:31 02/10/20202min210
MBULIM-MBROJTJA-PER-BALILIN.mpg_snapshot_00.01-1

Klement Balili, apo i njohur ndryshe ‘Eskobari i Ballkanit’ është shtruar në spitalin e burgut në Peqin, por ai nuk është i vetmi.

Sipas asaj që raporton ‘Top Channel’, kur gjykata dha vendimin për të, që e dënoi u shpreh se: burgu të vuhet në siguri të lartë, ndërsa Eskobari u shpreh se: “Nuk e përballoj dot”.

Në Peqin 120 të dënuar janë në grevë, ata kërkojnë të fiken dritat natën, të dorëhiqet Agim Ismaili, të takohen te afërmit, dhe të mos dënohen po u kapën me telefona në qeli.

Por ajo që vlen të theksohet është se fenomeni i “të sëmurit” po përsëritet tek burgu i Peqinit.

Pasi gjatë javës u shtruan në spital Gate Mahmutaj, Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Nuk dihet ende se çfarë ndodh pas dyerve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit ndërsa drejtoria e përgjithshme e burgjeve nuk jep asnjë shpjegim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto