LAJM I FUNDIT / E rëndë në Bulqizë, qëllohet me automatik banesa e punonjësit të sigurimeve (FOTO)

18:39 14/08/20201min361
siulmon_me_automatik_17793

Një familje nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar pak minuta më parë, pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri drejt banesës së tyre.

Një automjet tip ‘Golf’ dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër me armë zjarri automatik para banesës.

Ngjarja është raportuar nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa familja Reçi është terrorizuar.

Sipas Report Tv, ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto