LAJM I FUNDIT / ‘E kisha ruajtur për nesër…’, Rama jep lajmin e rëndësishëm

15:09 02/10/20202min233
ramaa-744x405-1

Duke folur para gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimit të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Kryeministri Rama ka njoftuar se nesër do të firmoset marrëveshje me ShBA për hidrocentralin e Skavicës, e cila do të financohet po nga Amerika.

Sipas Ramës, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një gjest unik për ti shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për atë që ka bërë në këtë periudhë për të gjitha çështjet që ka bërë.

“Na dogje një lajm. Ne me ShBA do të firmosim nesër marrëveshjen me Skavicën që do të financohet nga ShBA që është një gjest unik për ti shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për atë që ka bërë në këtë periudhë për të gjitha çështjet që ka bërë. Jo vetëm për këto por edhe për të tjerat. Gjithashtu ShBA kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë t’ia sjellin Shqipërisë. Është e qartë që ShBA kemi bërë dhe do bëjmë gjëra të tjera në vijim si rezultat i forcimit më shumë se kurrë të marrëdhënies së drejtpërdrejtë mes nesh dhe tyre mes qeverisë së sotme dhe qeverisë së tyre”, u shpreh Kryeministri Rama në lidhje me këtë marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto