LAJM I FUNDIT/ Adoleshenti plagos me thikë bashkëmoshatarin, policia jep detajet

16:40 16/09/20202min64

thumbnail_lajmi fundit

Një 16-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, në Pogradec.

Njoftimi i policise:

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit bashkëmoshatarin e tij, falë reagimit të shpejtë të policisë kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 16.09.2020, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto