Lady Gagan/ Pasi Donald Trump e sulmoi, babai i këngëtares del kundër saj, “Ajo nuk është e mirë, di shumë gjëra për të”

21:40 04/11/20202min51
lady-gaga1

Babai i Lady Gagas ka zgjedhur të mbështesë kandidaturën e Donald Trump për president, edhe pse ky i fundit sulmoi vajzën e tij pasi qëndron në krah të Joe Biden.

Të hënën, Trump sulmoi Lady Gagan, së bashku me Beyonce dhe Jon Bon Jovi, pasi mbështetën kandidaturën e Biden.

“Ai mori Lady Gagan, por ajo nuk është e mirë. Unë mund t’iu tregoj shumë histori. Mund t’iu tregoj shumë gjëra për të, pasi di shumë,”- tha Trump përpara një turme në prag të zgjedhjeve në një tubim në Scranton.

Ylli i popit u shfaq në tubimin e fundit të Biden në Pittsburgh, duke mbështetur hapur kandidaturën e tij.

“Për të gjitha gratë, dhe për të gjithë burrat që kanë vajza, motra e nëna, të gjithë, pavarësisht se si identifikoheni, tani është shansi juaj që të votoni kundër Donald Trump, një burrë që beson se fama e tij i jep të drejtën të kapë një nga vajzat tuaja, motrat, nënat ose gratë nga ndonjë pjesë të trupit të tyre,”– tha Gaga gjatë fjalës së saj në tubim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto