Lacio njoftoi se do bashkohej me Kosovën, FFK i habit të gjithë: Muriqi nuk do jetë për 3 ndeshjet e radhës, ja arsyeja

16:08 06/10/20203min109
muriqi-e1601991975358

Vedat Muriqi nuk do të jetë pjesë e Kosovës, në 3 ndeshjet e këtyre të fundit për muajin tetor, ku më e rëndësishmja është ajo ndaj Maqedonisë së Veriut, më 8 tetor, ku mund të arrihet Europiani.

Pavarësisht lajmit të dhënë nga Lacio, se sulmuesi do të bashkohet me Kosovën, Muriqi nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses.

Këtë e ka konfirmuar vetë FFK, që nëpërmjet një njoftimi për tifozët, shpjegon se Muriqi nuk do jetë i gatshëm për asnjë nga 3 ndeshjet dhe nuk do grumbullohet, për shkak se pas testeve të kryera së fundmi është zbuluar se ka probleme fizike.  Një lajm aspak i mirë ky për Shaland, që shpresonte që ta kishte gati lojtarin për këto 3 ndeshje.

Njoftimi i FFK:

Përkundër insistimit të madh të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshirës së madhe të futbollistit dhe bashkëpunimit korrekt të klubit të Lazios, Vedat Muriqi megjithatë e ka të pamundshme të paraqitet për Kombëtaren e Kosovës në tri ndeshjet në vijim.

Futbollisti ka pasur sot testet e fundit në klubin e Lazios dhe në kokën e tij gjithçka ishte e qartë që pas këtyre testeve ai do të nisej për Kosovë.

Mirëpo, në testin e fundit u kuptua edhe njëherë definitivisht që nuk ka asnjë gjasë që ai të jetë i gatshëm qoftë për ndeshjen e së enjtes kundër Maqedonisë së Veriut, qoftë për dy ndeshjet pasuese që Kombëtarja jonë i zhvillon në kuadër të Ligës së Kombeve.

Informata që ka rrjedhur në faqen zyrtare të Lazios, se futbollisti do të jetë në grumbullim me Kombëtaren edhe pse është një gabim, e konfirmon që gjithçka ishte planifikuar që Muriqi sot të udhëtojë për Kosovë dhe të jetë me ekipin, mirëpo testet e sotme e treguan qartë se gjendja fizike nuk e lejon atë që në asnjë formë të jetë pranë bashkëlojtarëve të ekipit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto