Ky është autori i plagosjes me armë në Tiranë, vëllai i “super-hajdutit” që ka kryer qindra vjedhje

23:34 11/09/20201min154
AUTORI

Ndoshta me këtë pistoletë që mban në dorë kreu plagosjen në rrugën “5 Maji” mbrëmjen e sotme.

Ky është Kevin Cungu, të cilin policia e ka shpallur në kërkim për plagosjen e shokut të tij, Rexhep Gjeli.

Dy të rinjtë u përfshinë në një sherr në lokal dhe më pas dolën për t’u sqaruar jashtë, sqarim i cili përfundoi me përdorimin e armëve.

Kevin Cungu është vëllai i një prej të rinjve më problematikë në fushën e vjedhjeve, Markeljan Cungu, i konsideruar si superhajdut.

Hera e fundit kur ai u përfshi në një ngjarje kriminale ishte ajo e datës 19 janar 2020 në banesën e një çifti të moshuarish.

Ideatori kryesor i ngjarjes, i cili u shpall në kërkim, dyshohej se ishte Markelian Cungu, “superhajduti” që ka kryer qindra vjedhje që kur ishte në moshë të mitur.

Ka qenë i arrestuari Fatjon Martënikaj që ka treguar emrin e ideatorit, duke deklaruar se planin e grabitjes së çiftit Petrit e Afërdita Laze e kishte thurur Markelian Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *