Ky është 29-vjeçari që i dha fund jetës, i biri i stilistet së njohur shqiptare dhe i kreut të…

13:24 13/08/20205min258
Screenshot_5

Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku 29-vjeçari që i dha fund jetës mësohet se është nga Durrësi.

Xhino Koça ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa në rrethana ende tronditëse mëngjesin e sotëm në orën 04:30 u hodh nga kati i tretë i spitalit.

Familja shqiptare përfshihet në aksident tragjik, 6 makina bëhen copash, mrekullia shpëton 2-vjeçaren, prindërit e saj në gjendje kritike dërgohen me helikopter në spital
Xhino është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça, që ka veshur shumë personazhe të njohur të televizionit, si moderatoren e njohur Xhemi Shehu, dhe Eni Vasilin, ndërsa babai i viktimës është kreu i Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça, raporton `DurrësiLajm`, i cili ka publikuar edhe disa foto të familjes dhe të të ndjerit.

Ngjarja tragjike ka shokuar opinionin publik durrsak. Policia ndërkohë informon se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende një reagim publik mbi këtë rast.

Spitali “Shefqet Ndroqi” mbajti një reagim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto