Kuvendi miraton në parim projekt-buxhetin për 2021, votuan pro 87 deputetë

14:53 05/11/20201min74
KUVENDI-467x350

Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin për vitin 2021. 87 deputetë kanë votuar pro projekt-ligjit.

Ndërkohë 9 deputetë kanë qenë kundër buxhetit 2021 kurse 2 abstenim. Fillimisht më parë projekt-buxheti ka kaluar nëpër Komisionet përkatëse teksa është miratuar tek ‘Ligjet’ ndërkohë që prioritet i saj është shëndetësia, rindërtimi si dhe heqja e taksave për biznesete vogla.

Votimi i sotëm ishte vetëm në parim për këtë projekt-buxhet teksa sot Kuvendi nisi shqyrtimin e tij me Denajn që e prezantoi dhe të tjerët që e komentuan.

Mazhoranca e ka cilësuar projekt-buxhetin si një përgjigjie të duhur ndaj pandemisë si një ndihmë edhe më të madhe për Rindërtimin apo rimëkëmbjen ekonomike, kurse disa deputetë të opozitës parlamentare e kanë konsideruar si ‘imagjinar 3D’ duke vendosur më shumë theksin tek borxhi që ka marrë qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *