
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, njoftohet se u ka nisur një shkresë Drejtorive Vendore, ku u kërkon të kryejnë verifikime në lidhje me shtetasit e huaj që janë rezident janë në vendin tonë, për aktivitetin dhe të ardhurat e tyre.
“Të kontrollohet aktiviteti i tyre ku jetojnë dhe të ardhurat”, mësohet se shkruhet ndër të tjera në shkresën e Ardi Veliut.
Në fund ka kërkuar që t’i bëjnë një liste me emrat dhe aktivitetin e secilit dhe t’ia dorëzojnë ditën e nesërme, ndërsa mësohet se dhënë ultimatum se kush nuk e dorëzon do të ketë penalizime.