Kush i vrau Haklajt e Tropojës? ‘Shota’ e akuzoi publikisht, por ja si i përgjigjet Sali Berisha…

09:58 29/09/20201min266
berisha-dhe-zylfia-600x360-1 (1)

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ku ka deklaruar se vrasësit e Haklajve janë të njëjtë me ata që vranë Azem Hajdarin.

Berisha tha se Haklajt e Tropojës i vrau shteti, duke mohuar të ketë gisht në ngjarjet e rënda.

“Ata që vranë Azemin zhdukën dhe Haklajt. Ata duhet të zhdukeshin, sepse kryen krimin e shekullit. Ata ishin terroristë. Kurrë Tropoja nuk ka njohur një bandë plaçkitëse të këtij lloji, përdhunues e kriminelë. Vetëm shteti mund t’i vriste ata. Vetëm shteti mund të bënte diçka të tillë, duke bërë kombinime me familjet e viktimizove. Ata ishin të angazhuar.”, u shpreh Berisha.

Ky reagim i Berishës ka ardhur pasi ‘Shota’ Zylfie Haklaj, drejtoi gishtin publikisht tek ish-Kryeministri për vrasjen e vëllezërve të saj.

“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”, deklaroi Zylfie Haklaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto