“Kush futet në intubim nuk del i gjallë…” / Mjeku i njohur tregon të vërtetën tronditëse të Koronavirusit në Shqipëri

10:01 16/10/20203min479
petrit-vargu-1

Mjeku i njohur, Petrit Vargu i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” foli në lidhje me situatën e shkaktuar për shkak të Covid-19 në vendin tonë.

Vargu u shpreh se politikat e gabuara të vendin tonë në sistemin shëndetësor kanë sjellë situatën në këtë pikë, duke krijuar një amulli, ndërkohë që shtoi se gjithë këto muaj janë të njëjtat shifra të personave të shtruar në spitale.

Vargu po ashtu bëri publik një fakt tronditës duke thënë se nëpër reanimacionet tona ka baktere të cilat janë rezistente ndaj mjekimit dhe janë të pranishëm në Reanimacionet tona prej më shumë se një viti dhe një nga këto baktere është açinetobakter.

Sipas Vargut prandaj në vendin tonë kemi vdekshmëri të lartë në Reanimacione dhe shtoi se duhet të bëhet një analizë bakteriologjike.

“Politikat e gabuara të Shëndetësisë kanë bërë që sot mos të kemi epidemiologë që të menaxhojnë situatën. Nuk ka një mënyrë të përballjes së sëmundjes së Covid-19 nga ana e strukturave të shëndetësisë, në të tillë amulli ndërhyn kryeministri.

Kemi 8 muaj që kemi 170-200 veta të shtruar në spital. Si ka mundësi vetëm me këto shifra. Çfarë ndodh mos vallë ndodh që në nuk kemi struktura të tjera të gatshme për të përballuar situatën?! Numrat rriten dhe ulen, dhe në spitale janë të njëjtat shifra të personave të shtruar.

Vetëm një njeri është deklaruar se është ç’intubuar, kush është intubuar nuk është kthyer më në jetë. Ky është një element domethënës dhe shumë fatkeq. Pse njerëzit në vendin tonë intubohen dhe nuk dalin.

Nëpër reanimacionet tona ka shumë baktere, të cilat janë baktere spitalore të cilat janë rezistente ndaj mjekimit dhe janë të pranishëm në Reanimacionet tona prej më shumë se një viti dhe një nga këto baktere është açinetobakter. Prandaj ne kemi vdekshmëri të lartë në Reanimacione.

Vetëm një njeri kemi ne që është çintubuar. Nuk ka një analizë bakteriologjike të reanimacioneve tanë. Në këtë mënyrë do të arrihet të kuptohet se pse është kaq e lartë vdekshmëria në pavijonet tona. Nuk është se mjekët tanë janë të paaftë, por nuk nëse nuk ke kontroll nuk ke asgjë“, tha mjeku Vargu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto