“Kush është prostituta këtu”/ Të shara dhe ofendime, plas keq mes Albërie Hadërgjonaj dhe kompanisë muzikore

11:08 08/09/20204min129
alberie-hadergjonaj_1484823875-9390645

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj ka treguar me anë të disa postimeve në rrjetin social ‘Instagram’ se ajo ka shkëputur marrëdhënien e bashkëpunimit me kompaninë që i menaxhonte këngët. Hadërgjonaj shfaqi pakënaqësitë e saj duke akuzuar Arkiva Shqip se i kishte fshirë klikimet dhe të shkuarën e saj.

“Duke festuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi me ARKIVASHQIP Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke dëmtuar veten dhe duke pasuruar agjent te ndryshëm… Te gjitha këngët e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip përveç se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkëpunosh me ta te fshin te gjithë historikun e karrierës tende. Une si shtetase Amerike kam marr një avokat për këtë qeshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgjë ne këmbim.. Tani këngët janë pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti këngë te reja”, shkruan këngëtarja në rrjete sociale, teksa ka ndarë një video me fishekzjarrë.

 

Nga ana tjetër edhe kompania ka shkruar versionin e saj por me fjalë onfeduese dhe të shara, madje e kanë quajtur Albërien emigrante e viteve ’90. Megjithatë artistja nuk e ka lënë me kaq dhe është përgjigjur ndaj replikave duke shpresuar se dhe këngëtarë të tjerë do të shpëtojnë nga “kthetrat mashtruese të Arkiva Shqip”.

 

“Kam mbyllur çdo bashkëpunim me ju dhe shpresoj te gjithë të ikin nga kthetrat mashtruese! Kjo është gjuha dhe mënyra si i trajtoni artistet. TURP Jam e bindur qe @acromaxmediagmbh Po ta di çfarë mashtrimesh bëni ju kish me ju zhduk… Nejse …. Punë qe rregullohet por jetën time ju nuk keni të drejt ta fshini!!!!”, shkroi Hadërgjonaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto