Kush është “bosi” shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai, ish-burri i modeles së njohur! Lidhja me ngjarjen në bllok

11:35 17/09/20202min223

1600333218_eldidizzdari

Një prej personave të arrestuar në Dubai nga operacioni ndërkombëtar i drogës i finalizuar në disa shtete, është Eldi Dizdari i njohur ndryshe si Denis Matoshi.

Ai është një personazh i njohur i trafikut të kokainës dhe ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.

Pas masakrës së “ish-Bllokut”, Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari (Denis Matoshi). Ai i dyshua se ishte një nga personat kyç që ka lidhje me ngjarjen e rëndë.

Dyshohet se Eldi Dizdari, kishte mosmarrëveshje me biznesmenin Ervin Mata për pazare droge dhe kjo ka çuar në përplasjen mes tyre.

Për të sqaruar çështjen është futur në mes Ervis Martinaj, një nga dy personat që mbetën të plagosur nga përplasja me armë në lokalin “Monopol” në Bllok. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 4 tetor 2018 ku pas konfliktit mbeti i vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

Dizdari është kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë “Arbri Garden” ku para më shumë se një viti u sekuestrua një sasi prej 613 kilogramësh kokainë.

Dizdari ka qenë i martuar me ish-missin Suada Sherifin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto