“Kur Tirana ishte bardh e zi”, Blendi Fevziu bëhet nostalgjik dhe publikon foton e rrallë me prindërit biologjikë

12:32 21/09/20202min99
BlendiFevziu-1200x630-1-1068x561

Moderatori shqiptar Blendi Fevziu është mjaft i rezervuar për jetën e tij personale. Prej më tepër se njëzetë vitesh, Blendin e shohim duke drejtuar ‘Opinion’ por janë të pakta gjërat që dimë për jetën e tij private dhe familjare.

Disa vite më parë në media u bë publik një artikull në të cilin shkruhej se ai ishte një fëmijë i birësuar dhe mbiemri i tij fillimisht ka qenë Bregasi por në moshën 14 vjeçare e ka ndryshuar pasi u birësua nga Ali Fevziu, i njohur si daja i nënës së gazetarit.

Së fundmi Blendi ka kujtuar prindërit e ndjerë, duke publikuar në rrjete sociale një fotografi kur ka qenë fare i vogël dhe Tirana ka qenë ende pa makina dhe ekziston vetëm pamjet bardh e zi.

 

“Kur Tirana ishte bardhe e zi, bulevardi pa makina dhe une duhet te ecja perdore me mamin dhe babin. 😂”, shkroi Fevziu krahas fotografisë të shkrepur dhjetëra vite më parë

Prindërit biologjikë të gazetarit ishin Hektor dhe Rezane Bregasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto