Kur do dalin emrat e drejtuesve të qarqeve të PD? Basha tregon detyrën që i ka vënë vetes

14:29 17/10/20202min123
basha-ambasadorja

Kreu i PD Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme se ka për qëllim të grisë propagandës që sipas tij bën qeveria.

Ndërsa për emrat e drejtuesve politikë të PD në qarqe tha se momentalisht strukturat e PD janë në angazhim maksimal dhe se hapi tjetër do të hidhet në vazhdim.

“Puna në terren nuk ka ndaluar për asnjë sekondë të vetme dhe cdo hap që do të hidhet do të jetë publik dhe transparent. Në cdo bashki e qark të Shqipërisë sot PD dhe drejtuesit e saj janë në një ritëm 100%. Pra, janë në një angazhim maksimal dhe ky është një realitet që ka nisur prej qershorit. E sigurisht që do të vazhdojë me të gjithë hapat, duke përfshirë dhe drejtuesit e qarqeve, me të gjitha strukturat që do të angazhohen maksimalisht”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto