(Kur ambicia të merr në qafë) Në 2016-n tha që do të luante për Shqipërinë / ‘Tradhtari’ pëson 5 gola me Greqinë

17:44 06/09/20202min47
Screenshot_4

Mallkimi ndaj “tradhtarëve” të Shqipërisë nuk do të ndalet asnjëherë.

Këtë herë pjesë e kësaj tradite u bë edhe lojtari që zgjodhi të luajë me Greqinë, përpara Kombëtares sonë, Mario Vrushaj ose siç preferon ai të thirret Marios Vrousai (emri në greqisht).

22 vjeçari e ka nisur mjaft keq aventurën e tij tek përfaqësuesja e shtetit fqinj, teksa që pas debutimit të tij është bërë pjesë e dy turpërimeve.

Greqia barazoi me një skuadër mjaft të dobët si Lihteshtejnit, ndërsa skuadra U-21 u masakrua me rezultatin 5-0 nga Kroacia.

Mario Vrushaj cilësohej si një nga yjet e ardhshëm të Kombëtares, ku dhe fitoi zemrat e tifozëve në 2016, teksa në një prononcim për mediat deklaroi se do të luante për vendin e tij, Shqipërinë.

“Çdo futbollist e ka ëndërr te luajë për vendin e vet. Kam lindur në Shqipëri, prandaj dua të kuaj për Shqipërinë”- ishin fjalët e Vrushaj në 2016-n.

Por sigurisht që ambicia për të arritur sa më shpejt në majat e futbollit e la pas dashurinë për atdheun dhe tashmë Vrushaj bëhet zyrtarisht pjesë e mallkimit të “tradhtarëve”.

(Marrë nga Sport Ekspres)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto