‘Kujtova se isha zgjatur unë, por ishte zvogëluar…’ / Mourinho zbulon skandalin në fushën e stadiumit të Shkëndijës

14:06 25/09/20201min446
Screenshot_1-112

Në kuadër të turit eliminator për grupet e Europa League, Shkëndija e Tetovës u përball ditën e djeshme me gjigantët anglezë të Tottenham ku edhe u eliminuan pas humbjes 3-1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “ Toshe Proeski” në Shkup, por portierët e Spurs-ave kanë zbuluar një skandal, pasi portat ishin zvogëluar me 5 cm.

Këtë gjë e ka njoftuar edhe trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, i cili nëpërmjet një postimi ironik në Instagram ka shkruar:

“Kujtoja se isha zgjatur, por më pas kuptova se portat ishin 5 centimetra me të ulëta”.

Pasi kanë zbuluar këtë fakt, stafi teknik i anglezëve ka informuar edhe delegatin e UEFA-s, për të bërë edhe ndryshimin e portës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto