“Kujt po i shërben Rama?!”- Paloka publikon videon: Duke bërë sikur mbron Thaçin, në fakt po bën punën e Vuçiçit

13:22 08/11/20202min79
paloka

Pas akuzave të ngritura së fundmi nga kryeministri Edi Rama në lidhje me miratimin e një rezolute nga ana e Shqipërisë për raportin e Dick Marty kur Partia Demokratike ishte në pushtet, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se trafiku i organeve nuk ekziston fare në aktakuzën ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Paloka shprehet se Edi Rama po bën punën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili synon të njollosë luftën e UÇK-së.

“Kujt po i shërben Edi Rama që po akuzon UÇK pë trafik organesh? Pse Edi Rama po e rinxjerr këtë tezë, kur, në fakt, vetë Hashim Thaçi dhe të tjerë thonë se nuk janë pyetur kurrë për këtë çështje. As në aktakuzë nuk ekziston. Sepse Edi Rama po bën punën e Vuçiçit për ta bërë pis UÇK-në dhe luftën e Kosovës. Tradhtari i kombit lobonte dje për ndarjen e Kosovës, sot riciklon akuzat e Serbisë për trafik organesh”- shkruan ai.

123985763_2554552751509362_4699703875210156541_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto