KUJDES! PAMJE TË RËNDA / Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, makina merr përpara këmbësorin

22:19 18/10/20202min166
aksident-2-696x392

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, viktima, i cili ende nuk është identifikuar gjendet ende i shtrirë në rrugë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *