Kufizohet hyrja në Tiranë përmes Doganës! Rrugët alternative për të hyrë dhe për të dalë në kryeqytet

10:25 26/10/20204min85
Screenshot_3-31

Nga dita e sotme, trafiku në Doganën e Tiranës do të devijohet si pasojë e punimeve tek ish-Sheshi Shqiponja.

Erald Elezi, drejtori i planifikimit strategjik në ARRSH ka sqaruar edhe skemën e devijimit të trafikut me dy drejtime.

Sipas Elezit, ky plan menaxhimi do të zgjasë nga tre deri në katër muaj që është edhe koha e parashikuar për përfundimin e punimeve.

“Për tre deri në katër muajt në vazhdim do zbatohet një plan tjetër për menaxhimin e trafikut. Ky plan do të devijojë të dyja drejtimet, si drejtimin që futet nga Tirana dhe atë që del nga Tirana. Përdoruesit e mjeteve që do të vijnë nga Durrësit do detyrohen që të kthehen djathtas drejt rrugës Teodor Keko. Për të aksesuar Tiranën, mundësia e parë për t’u futur në qytet do të jetë rruga Abedin Rexho që ne e njohim si Fusha e Aviacionit. Nëpërmjet një semafori do të rregullohet kalimi dhe rruga Abedin Rexho do të shndërrohet në rrugë me një sens kalimi për të përballuar një fluks mjetesh më të lartë. Pastaj nëpërmjet rrugëve sekondare të qytetit do të shkojmë drejt rrugës Dritan Hoxha për të shkuar drejt Tiranës.

Për drejtimin Tiranë-Durrës, devijimi i trafikut për përdoruesit e mjeteve që vijnë nga rruga “Dritan Hoxha” do të fillojë me një ngushtim korsish, më pas drejt devijimit të një rruge të zënë me parkime dhe Bashkia e Tiranës po merr masa që të zhbllokohet dhe të bëhet e kalueshme. Më pas duke përshkruar një gjysmë rreth gati i njëjtë siç ishte me ish-sheshin Shqiponja, do shkohet drejt Durrësit.

Sikurse bashkë me këtë linjë trafiku do të bashkohet edhe linja e trafikut që na vjen nga Astiri. Për ata që na vijnë nga Jugu i vendit rekomandohet përdorimi i rrugës nga Rrogozhina, në Peqin, Papës, Bradashesh dhe të aksesojnë qytetin e Tiranës nëpërmjet rrugës së Elbasanit.  Për qytetarët që vijnë nga veriu i vendit rekomandoj përdorimin e rrugës nga Instituti drejt Paskuqanit për t’u futur në Tiranë ose për ata që do të zgjedhin të afrohen më shumë të shkojnë drejt rrugës së Shinave të Trenit për të arritur në rrugën “Vangjel Noti” dhe më pas në rrugën “Gjergj Legisi e cila do të shndërrohet me një sens kalimi për të përballuar sa më shumë mjete që do shkojnë drejt Don Boskos për t’u futur në Tiranë”, tha Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto