Kualifikohet Interi, Lukaku-Barella e dërgojnë në gjysmëfinale

12:56 11/08/20201min128
Screenshot_1-19-696x388

Interi është ekipi i parë që siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e Europa League. Zikaltrit e Antonio Contes mposhtën 2-1 Bayer Leverkusen në Merkur Spiel-Arena të Duisburgut dhe do i duhet të kalojë fituesin e çiftit Basel-Shakhtar Donetsk për të mbërritur në finalen e madhe.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, madje brenda 9 minutave. Nicolo Barella zhbllokoi sfidën pas çerek ore loje. Mesfushori italian goditi bukur me të jashtmen, duke mposhtur portierin e ekipit gjerman. Në minutën e 21-të ishte momenti të festonte Romelu Lukaku.

27-vjeçari konfirmoi sërish se është një sulmues fantastik, duke gjetur golin në ndeshjen e nëntë radhazi në këtë kompeticion, diçka që s’e ka realizuar askush më parë. “Aspirinat” reaguan dhe shkurtuan rezultatin tre minuta më vonë.

Talenti i Leverkusen, Kai Havertz u tregua i saktë brenda zonës së ekipit italian dhe rihapi ndeshjen. Vetëm kaq, pasi, pavarësisht se skuadrat krijuan disa raste në vazhdim, gola nuk pati më. Interi pati pretendime për dy penallti, por arbitri kryesor vendosi të mos i akordonte pasi pa pamjet në VAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto