Ku i kalove pushimet e verës? Nxënësi i prek të gjithë me përgjigjen e tij në detyrën e klasës

23:02 16/09/20203min204
nxenesiii-696x392

Këtë fillim jave nisi edhe sezoni i ri arsimor, ku nxënësit e të gjitha niveleve u kthyen në bankat e tyre, ndërsa ministrja e Arsimit Besa Shahini u shkarkua nga kryeministri Edi Rama që në ditën e parë të shkollës për t’u zëvendësuar nga një tjetër e besuar si Evis Kushi.

Megjithatë, mësimi ka vijuar normalisht ndërsa mësuesit kanë dhënë edhe detyrat përkatëse në klasë, ku një ndër detyrat e shoqëruar me dy pyetje ishte: Ku i kalove pushimet e verës? Cilat ishin lojërat më të bukura për ty?

Në detyrën e klasës e cila mban datën e ditës së djeshme 15 shtator 2020, nxënësi i përgjigjet pyetjeve në mënyrë krejt të pafajshme dhe njëherësh duke treguar realitetin e mjeruar që ka prodhuar keqqeverisja me uljen e nivelit ekonomik.

Në përgjigjet e tij, (fotoja e detyrave qarkullon në rrjet) nxënësi shkruan se pushimet e verës i kaloi në shtëpi, ndërsa në përgjigjen e dytë tregon se ai nuk kishte asnjë lodër apo lojë për të luajtur.Ndërkaq, korrigjimi që i bën mësuesja detyrës së nxënësit është thjesht procedurale duke i kërkuar që të shkruajë brenda vijave të fletores. Ndërkohë që përgjigjet fshehin një realitet krejt të dhimbshëm ku një pjesë e mirë e shqiptarëve, kryesisht në zonat rurale nuk kanë mundësi ekonomike për të pushuar gjatë muajve të verës apo t’u plotësojnë fëmijëve të tyre elementët më bazikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto