“Ku e ke maskën, mund të marrësh virusin”/ Ministrja e Arsimit i bën apel nxënësit në shkollë

19:23 30/09/20201min112
Evis-Kushi

Ditën e sotme, Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar një vizitë kontrolli në një prej shkollave të Durrësit.

Gjatë takimit me nxënës dhe mësues, Znj. Kushi, ka shpjeguar edhe arsyet se pse duhej të hapeshin shkollat dhe rëndësia e mbajtjes së maskës.

Por në një moment, Znj. Kushi është afruar ndaj një nxënësi i cili nuk kishte maskë.

“Ku e ke maskën. Nuk duhet të vish në klasë pa maskën. Sepse mund të marrësh virusin dhe mund t’ia çosh mamit, babai dhe gjyshes. Dakord?”, tha Kushi ndërsa takoi grushtin me nxënësin.

Znj. Kushi theksoi se përzgjedhja e shkollave ka qenë tërësisht e rastësishme dhe pa asnjë lajmërim paraprak. Ajo udhëzoi mësuesit që të mbajnë nën vëzhgim nxënësit për zbatimin e masave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto