Ku do të kandidojë Sali Berisha në zgjedhjet e 25 prillit? Ja si përgjigjet ish-Kryeministri…

11:51 30/09/20201min86
berisha-1-696x373-1 (1)

Ish-Kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin ‘Tempora’ në ‘Ora News’, ku ka folur për zgjedhjet elektorale të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

I pyetur se ku do të kandidojë, Berisha tha se kjo ende nuk është vendosur.

‘Me kënaqësi do ua thosha, por kjo nuk është vendosur’, tha ish-Kryeministri Berisha.

Kujtojmë se ishte kryedemokrati Basha, i cili bëri me dije disa ditë më parë se ish-kryetari i partisë që ai drejton, Sali Berisha do të jetë sërish në listat garuese të PD në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se në cilin qytet do të vendoset kandidatura e tij, Basha ju përgjigj: Ku të dojë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto