Ku do shkojë ylli i Barcelonës? Real Madrid është i qartë: Askush s’e përballon dot pagën e Messit

Messi

Lionel Messi ka qenë kundërshtari historik i Real Madrid për shumë vite me radhë, por deklarata e tij e fundit se do të largohet nga Barcelona e ka ndarë klubin katalanas në dy grupe.

Nga njëra anë, ka nga ata që mendojnë se largimi i tij do t’i mundësojë Barcelonës që të vazhdojë me një projekt rindërtimi por me disa fleksibilitete për sa i përket financave të tyre, ndërsa nga ana tjetër, ka nga ata që besojnë se kjo do të jetë një goditje për Barcelonën që nuk do të rikuperohet prej vitesh.

Por ka nga ata që mendojnë te Real Madrid se largimi i Messit mund t’i sjellë të ardhura të mëdha Barcelonës, konkretisht rreth 100 milion euro shtesë në llogarinë e tyre.

Por, faktori sportiv ka peshën e tij. Messi u ngrit nga Barcelona dhe Barcelona shkëlqeu falë këmbëve të tij.

Megjithatë, drejtuesit e Real Madrid nuk besojnë se largimi i Messit nga Camp Nou është i sigurt.

Sipas madrilenëve askush nuk është i gatshëm të paguajë dot pagën e Lionel Messit, përtej kufirit të rrogës së vendosur nga UEFA.

Ata pohojnë se skuadrat po kërkojnë të zvogëlojnë faturën e pagave, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Transferimi i Messit te Manchester City ose Paris Saint-Germain do të binte ndesh me rregullat e UEFA-s mbi pagat e larta.

UEFA nuk mund ta parandalojë transferimin, por mund të ndalojë që këto ekipe të marrin pjesë në garat evropiane, d.m.th. Champions League ose Europa League, shkruan prestigjiozja Marca.

Gjithashtu edhe Manchester City dhe PSG janë kërcënuar me sanksione më parë.

Burime të ndryshme bëjnë të ditur se Pep Guardiola ka telefonuar disa ditë më parë Lionel Messin për të diskutuar situatën e tij.

Por e vetmja mundësi e transferimit të yllit argjentinas në Angli është mbetja e pagës së tij në kufirin e vendosur nga UEFA. Zgjidhje tjetër nuk ka.

Nga ana tjetër, askush te Real Madridi nuk ka menduar të nënshkruajë me Messin.

Vite më parë është menduar një transferim i tij, por ato ishin situata të tjera. Por, këtë radhë bëhet fjalë vetëm për pazar./Përshtati nga Marca, Descript.al/

LEXO EDHE: 

Agjenti i parë i Leo Messit nuk ka më dyshime: Ka zgjedhur skuadrën e tij të re, është Interi sepse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto