Kryeprokurori deklaratë të fortë: Ky qytet i Shqipërisë kontrollohet nga krimi

12:24 05/10/20201min193
20191206093426_art-1

Kryeprokurori Olsian Çela doli ditën e sotme për të folur për situatën me krimin në vend.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur në Elbasan, duke u shprehur se ky qytet kontrollohet nga krimi.

“Niveli i krimit të rëndë dhe organizuar në Elbasan po rritet. Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplere nga shteti. Një qytet s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre. Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera nuk mund të merren peng nga këto grupe.”- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *