Kryepeshkopi Anastas Janullatos pozitiv me Covid-19, transferohet me urgjencë në një klinikë të specializuar në Athinë

12:04 11/11/20201min68
janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se me urdhër të kryeministrit grek, Mitsotakis, Kryepeshkopi, është transferuar me urgjencë në Athinë, në një klinikë të specializuar, me një avion C130.

Mjekët grekë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të moshës së kryepeshkopit, (91 vjeç) ndaj është bërë dhe transferimi i tij në Athinë.

Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e Janullatos, drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale si dhe çfarë shenjash ka pasur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto