Kryeministri Rama zbulon për herë të parë sa do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve

17:56 21/09/20201min104
Rama-758x450-1-696x413

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për mjekët dhe infermierët teksa ishte në një vizitë në maternitetin e ri të Beratit. Rama ka zbuluar për herë të parë sesa përqind do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve. Kryeministri tha në sy të personelit shëndetësor se paga për mjekët dhe infermierët do të rritet me 40%, një shifër kjo mjaft e konsiderueshme.

“Janë projekte shumë cilësore. Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë për pagat e personelit shëndetësor. Do jetë rritje e konsiderueshme. Nuk e kemi ende shifrën finale por besoj se do arrijmë në 40%. Do kemi rritje 40%”, tha Rama, deklaratë kjo që u shoqërua me duartrokotje nga të pranishmit. Më herët kryeministri ka premtuar se rritja do të planifikohet në buxhetin e vitit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto