Kryeministri izraelit shpërndan fjalimin e Osmanit për hebrenjtë në Kosovë

15:36 07/09/20203min125
Vjosa

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërndarë në profilet e tij në Facebook e Twitter videon ku kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, flet për hebrenjtë.

Videoja e Osmanit është xhiruar pranë pllakës përkujtimore për hebrenjtë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Netanyahu e ka quajtur prekës fjalimin e Osmanit, teksa i është referuar asaj si kryeparlamentarja e vendit të parë mysliman që do të hapë ambasadën në Jerusalem, qytet i ndarë mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Një mesazh prekës nga Dr. Vjosa Osmani, kryekuvendarja e Parlamentit të Kosovës, shtetit të parë me shumicë myslimane që do të hap Ambasadë në Jerusalem”, ka thënë Benjamin Netanyahu, ka shkruar ai në Twitter.

Në fjalimin e saj Osmani ka shprehur falënderimin për njohjen nga Izraeli. Ajo ka folur se si për më tepër se shtatë dekada më parë shqiptarët në Kosovë kanë hapur zemrën dhe shtëpitë e tyre për qytetarët hebrenj për t’i shpëtuar nga shfarosja. Ajo ka thënë se lidhja e veçantë mes njerëzve në Kosovë dhe Izrael më në fund është formalizuar me krijimin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve, që u vendos javën e kaluar në takimin në Washington.

“Nga parlamenti i Kosovës shprehim falënderimin për SHBA-në që e ka bërë këtë të mundur. Dhe shikojmë përpara të forcojmë miqësinë me Izraelin nëpërmjet bashkëpunimit parlamentar me Knesetin”, ka thënë Osmani para se të përshëndeste në gjuhën izraelite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto