Kryeministri i vendit Edi Rama flet nga Durrësi: Do të bëjmë eko-park në këtë qytet, duke i dhënë mushkëri Durrësit. Ky vend vuan nga një opozitë serioze

15:55 06/11/20202min90
Edi-Rama-1-770x398

Kryeministri i vendit Edi Rama, nga Durrësi deklaroi se dikur ishte një plagë e hapur mjedisore, ndërsa shtoi se në këtë qytet do të ndërtohet një eko-park, që i jep mushkëri kësaj zone.

 

“Durrësi më parë ishte një plagë mjedisore dhe ky qytet turpërohej e Shqipëria turpërohej. Ndërkombëtarët bënin dokumentare në Porto Romano, ku male të tëra kalbeshin mbi dhe e ndikonin në ajrin e shëndetin e njerëzve, duke ndikuar në imazhin e një qyteti që ka të gjitha potencialet për të qenë qytet shumë i shfrytëzuar nga ana turistike. Sot në Durrës bëmë transformim të jashtëzakonshëm. Do të bëjmë eko-park në këtë qytet, duke i dhënë mushkëri Durrësit. Ky vend vuan nga një opozitë serioze”, tha Rama.

 

 

Edi Rama theksoi se opozita e vendit sot, kur ishte dje në pushtet, nuk bëri asnjë projekt me standarde europiane deri në fund.

“Kemi ndihmuar njerëzit që janë më shumë në nevojë. Opozita le të na tregojë një shkollë apo çerdhe që kanë bërë kur ishin në pushtet e që janë në standardet e atyre që kemi bërë ne. Ne do të ndërtojmë lagje të reja, rishtas nga e para.

Të na tregojnë një rrugë që e kanë bërë nga fillimi në fund me standarde europiane. Edhe Rrugën e Kombit e lanë rrugëve. Sot ajo vepër po përfundon e po mirëmbahet. Nuk kanë bërë asgjë as për shëndetësinë”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto