Kryeministri i Kosovës takon përfaqësuesin e BE-së, kërkon liberalizimin e vizave

15:10 14/09/20203min87
Hoti-Perfaqesuesi-i-BE-1068x697

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së ndërsa kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e kabinetit qeveritar që ky bashkëpunim të thellohet.

“Integrimi në Bashkimin Evropian është synim yni strategjik. Andaj, do të jemi të hapur dhe bashkëpunues në vazhdimësi për ta implementuar agjendën tonë të integrimit”, theksoi Hoti, i cili, edhe në këtë takim, shtroi çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit tonë, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për këtë çështje.

“Ne vërtet jemi të interesuar që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt dhe jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me të gjitha vendet e BE-së, sidomos me ato që kanë hezitime, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm si të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës”, tha Hoti.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Tomas Szunyog, ka pohuar angazhimin e tij për t’i vazhduar marrëdhëniet e mira dhe funksionale me institucionet e Republikës së Kosovës.

“Bashkimi Evropian është i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në proceset e zhvillimit të përgjithshëm si dhe bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian”, theksoi Tomas Szunyog. Në veçanti, vijoi ai, BE-ja do të vazhdojë angazhimin për mbështetjen e agjendës evropiane të Kosovës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Po ashtu, Tomas Szunyog foli edhe për planin e investimeve të Bashkimit Evropian për ta ndihmuar rajonin për rimëkëmbjen ekonomike, me qëllim të tejkalimit të pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto