Kryeministri Hoti: Asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke

14:44 16/09/20201min84
hoti-1068x666

Kryeministri Avdullah Hoti, në një deklaratë të ditës së sotme, është shfaqur i vendosur në lidhje me çështjen e Serbisë, duke mohuar çdo lloj zgjijdhje tjetër përveç njohjes reciproke.

Ai u shpreh se ka besim se kjo çështje do të mbyllet brenda vitit, por nuk do të merren në konsiderim kurrfarë modelesh.

“Nëse e lexoni analist të ndryshëm e institute të ndryshme do të shihni lloj-lloj idesh. Intuita ime thotë se do ta mbyllim këtë çështje brenda këtij viti, ashtu siç po shkojnë gjërat. Nuk do të ketë mbyllje kreative në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk është njëjtë sikur ndërmjet dy Gjermanive apo çështjes së Qipros. Është krejtësisht ndryshe. Nuk do të merren në konsiderim kurrfarë modelesh përveç njohjes reciproke sepse kjo është e vetmja zgjidhje. Kemi hyrë në këtë proces për normalizim të plotë dhe njohje reciproke. Dhe këto janë edhe zotime të liderëve të BE-së”,-është shprehur Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto