
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen politike për qeverinë në Maqedoninë e Veriut, që bën të mundur një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit.
Sipas kryeministrit Rama, kjo është ditë e shënuar për shqiptarët që marrin një peshë të re në jetën politike të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka uruar veçanërisht Ali Ahmetin për të cilin thotë se me urtësi ka bërë kaq shumë ndër vite.
STATUSI NGA EDI RAMA
Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj
Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë