Kryeministër pas 25 prillit? I rikthehet historisë me Fatos Nanon, ja si përgjigjet Ilir Meta

15:31 10/10/20202min118
meta-2

Presidenti Ilir Meta ka mohuar zërat që pretendojnë se kreu i shtetit po e mendon veten në të ardhmen e afërt si kryeministër.

Në një prononcim për mediat nga Kopliku, Meta tha se nuk është në ambiciet e tij një post të cilin e ka patur përpara 20 vitesh.

Ai gjithashtu u ndal në largimin nga Partia Socialiste dhe drejtuesi i saj Fatos Nano, duke u shprehur se në interesat e tij shtrihet përpara vetëm e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Janë gjëra të parëndësishme për mua si politikan këto. Unë kam qënë kryeministër para 20 vitesh, jam krenar që gjysma e rrugëve që ka Shqipëria janë bërë në atë kohë. Nuk kam këtë shqetësim, por po ju them se nga PS kam ikur kur Nano donte të bëhej patjetër President.

Ne kishim 84 vota, por u bë një faull dhe arritëm 87, PPE doli me një rezolutë në atë kohë, se Presidenti nuk mund të zgjidhej me aq vota, se kjo gjë minonte integrimin.

Unë besoj se ne do i çelim negociatat dhe kushdo që del përpara do e shkelim. Unë i thashë Nanos: Nuk e rrezikoj Shqipërinë për ty! I thashë se duhet të ecim drejt integrimit të Shqipërisë. Nuk jam i penduar për këtë! Para demokracisë nuk bëj kompromise, s’kam frikë nga zgjedhjet, Shqipëria në integrim nuk është vonuar asnjë sekondë nga Ilir Meta”,- tha Ilir Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto