Kryemadhi reagon pas dorëheqjes së Thaçit: Ata që nuk ju trembën Millosheviçit, nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin!

17:16 05/11/20201min86
-785-0-5d21a1e96c32f

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagon pas dorëheqjes së Hashim Thaçitnga posti i Presidentit të Kosovës, pas akuzave nga Gjykata e Hagës për krime lufte. Në një postim në ‘Facebook’, Kryemadhi shkruan se ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë.

“Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!”, shkruan Kryemadhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto