Kryemadhi i përgjigjet akuzave për vilën në Lalëz “E kam të deklaruar” dhe ironizon Veliajn: I ke deklaruar fustanet Dolce Gabanna të gruas që thua se ia bën gjyshja?

11:40 27/10/20203min68
monika-3-780x405-1

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj për vilën tek Gjiri i Lalëzit. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Kryemadhi tha se e ka të deklaruar dhe këtë e dinë të gjithë ndërsa ngriti pyetjen nëse Veliaj i ka të deklaruar pronat e tij dhe ironizoi fustanet luksoze të bashkëshortes së kryebashkiakut.

“Monika Kryemadhi ka deklaruar vilën e Lalzit. Madje dhe vijnë e bëjnë fotografi, edhe ndonjë nuse me dhëndër. Po Veliaj i ka deklaruar pronat e veta? Se fustanet Dolce Gabanna të gruas së vet thotë që i ka bërë gjyshja”, tha kryetarja e LSI.

Sa i përket deklaratave të Veliaj se LSI është parti që ka synim vënien e gjobave, Kryemadhi iu përgjigj pyetjes së gazetares së Fax News, Jonada Zelka duke thënë:

Mendoj që sot më shumë se kurdo tjetër, diferenca mes LSI dhe Rilindjes është shumë e madhe., mjafton të pyesni ndërtuesit e Bashkisë që të marrin leje duhet të paguajnë 8% e shitjes për metër katror, 3% që e merr Bashkia për banesa sociale dhe të mos flasim për gropat e plehrave që çdo ndërtues për të hapur gropën duhet të paguajnë miliona euro për dheun që heqin tek një kompani fantazëm dhe kur të marrin dheun sërish për lulishte, duhet ta blejnë sërish.

Kostoja e ndërtimit është trefishuar për përdorimin e parave të drogës si lavatriçe. Sot po vijnë njerëz me katër klasë shkollë dhe po bëjnë ndërtime ndërsa kompani të tjera me inxhinierë e CV në ndërtim janë zhdukur nga tregu se kanë hyrë të tjerë që bëjnë pallate në oborret e shkollave.

Në fushat e sportit të shkollës Servete Maçi janë ndërtuar pallate. Ajo që të bën përshtypje është që sduhet të kemi frikë nga njerëz që thonë të vërtetën por thonë gënjeshtra nga mëngjesi në darkë. Për aq kohë sa jam munduar të jem korrekte me njerëzit, atë që e kam marrë përsipër e kam çuar deri në fund. Nuk thotë njeri që ka gënjyer Monika ndërsa 80% thonë që ka gënjyer lali Eri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto