“Kryediplomati grek me origjinë nga Vunoi. Mund të jetë kushëri i…”- Gazetari Arian Çani: Rama flet greqisht, por zemra i rreh nga Turqia

22:50 20/10/20202min89

o6-3

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias zhvilloi sot një vizitë në Tiranë ku u takua me drejtuesit më të rëndësishëm të shtetit si dhe kreun e opozitës.

Gazetari Arian Çani tha se ka lajme që qarkullojnë në media ku thonë se Dendias është me origjinë nga Shqipëria.

Ka lajme që qarkullojnë në mediat ku tregojnë se Dendias është më origjinë nga Shqipëria, nga fshati Vuno dhe familja e tij ka pasur mbiemrin Dede. Madje mund të jenë kushërinj me Ramën pasi Rama e ka origjinën nga mamaja nga fshati Vuno. Rama flet edhe greqisht por zemra i rreh nga Turqia. Mes qytetarëve dhe barbarëve Rama do zgjedh barbarët. Ky është një parashikim i imi”– tha Çani në “Open”.

Lajmin për origjinën e Dendias e konfirmoi edhe gazetari Aleksanër Marku, i cili tha se këto lajme qarkullojnë edhe në mediat greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto