Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana: Familja Shahini nuk jeton përjashta, i kemi dërguar ushqime

17:05 04/09/20206min195
Elton Arbana

Pas denoncimit të Partisë Demokratike se një banor invalid i Shijakut ndodhet pa shtëpi pasi iu prish nga tërmeti, ka reaguar edhe kryebashkiaku Elton Arbana.  Në një status në Facebook, Arbana shkruan se Rasim Shahini jeton aktualisht në shtëpinë e djalit të tij që ndodhet ngjitur me shtëpinë e dëmtuar, ndërsa e ëma, Xheva merr bonus qeraje në familjen e Kujtim Milaqit që është dhëndri.

“Te dyja familjet janë strehuar dhe nuk jetojnë përjashta siç ka deklaruar Rasim.”, shkruan kryebashkiaku ndërsa i konsideron lajme të rreme ato çfarë deklaroi PD më herët ditën e sotme për këtë familje.

Reagimi i plotë i Elton Arbanës

Në përgjigje të lajmeve të rreme që qarkulluan për familjen Shahini. Faktet nuk mund të manipulohen!

Jemi tërësisht të sigurtë se çfarë dëshirojmë të arrijmë për Shijakun. 

Qëllimi ynë prioritar është TË NDËRTOJMË SHTËPITË për të prekurit nga tërmeti. Për këtë kemi muaj që punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje deri në fund të procesit.

Deri tani kemi arritur shumë, në një kohë të shkurtër, pasi gjithë kjo punë kolosale e Rindërtimit nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. 

Kemi sfiduar veten duke punuar 16 orë kur ka qenë e nevojshme. Rifilluam punën dhe në kushtet kufizuese të pandemisë dhe këtë e bëmë vetëm për NJERËZIT e prekur.

Rreth një muaj më parë nisëm ndërtimin e shtëpive individuale. Ka familje me problematika të caktuara, si rasti i një familje në fshatin Shahinaj që kanë shtëpinë me dy hyrje dhe po verifikohet nga inxhinierët çdo specifikë ligjore për të mbërritur te procesi i shembjes dhe rindërtimit. Ndërkohë kjo familje nuk është lënë në duart e fatit.

FAKTE

Për familjen Shahini fillimisht kemi dërguar çadra për tu strehuar.

Kemi çuar ndihma ushqimore gjatë tërmetit dhe kohës së pandemisë Covid-19. 

Rasimi jeton aktualisht në shtëpinë e djalit të tij që ndodhet ngjitur me shtëpinë e dëmtuar.

Ata marrin bonus qeraje.

Te dyja familjet janë strehuar dhe nuk jetojnë përjashta siç ka deklaruar Rasimi. 

Gjithashtu Xheva Shahini nëna e Rasimit për të cilin ai pretendon se është e pastrehuar merr bonus qeraje në familjen e Kujtim Milaqit (dhëndrit).

Familja e Xheva Shahinit është trajtuar me një shume prej 27000 lekë të reja nga Kryqi i Kuq.

Emri i saj është propozuar nga Njësia Administrative Gjepalaj për tu ndihmuar . 

Çdo informacion, video… etj. janë FAKE NEWS. 

Misioni ynë është t’i shërbejmë realisht njerëzve. Ne nuk shpërndajmë kurrë lajme të rreme, ne merremi me politikë institucionesh, jo emocionesh. Koha jonë është e çmuar në shërbim të njerëzve. 

Të gjithë qytetarët e Shijakut i janë mirënjohës Kryeministrit Rama për angazhimin maksimal që ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë deri sa asnjë familje të mos mbetet e pastrehë. 

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!

Relacion sqarues mbi shtëpinë e Xheva Shahini dhe Rasim Shahini.

Shtëpia 2 katëshe ndodhet në fshatin Shahinaj. Ajo përbehet prej 4 anëtaresh Xheva Shahini e  bija Merita dhe Rasim Shahini dhe bashkëshortja Florida. Mbasi jane bërë verifikimet nga grupet tona të vlerësimit në terren konstatuan ndërtesën në shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe duke qenë në një kulm kanë bërë aplikimin të dyja familjet Xheva Shahini dhe Rasim Shahini .

Pas kësaj vjen dhe përgjigjja nga Instituti i Ndërtimit ku shtëpia është e pabanueshme dhe për shembje nga ku të dyja familjet sipas Certifikates familjare perfitojne dy shtepi 1+1 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto