Kriza politike në Bjellorusi/ Ministria e Jashtme bjelloruse: BE të mos zhvillojë takime me lideren opozitare

18:33 19/09/20201min111
lukashenku

MINSK

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë me anë të një deklarate, tha të shtunën se e shikon takimin e mundshëm të opozitares  Sviatlana Tsikhanouskaya me përfaqësues të BE-së si “ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Bjellorusisë”.

Tsikhanouskaya ka udhëhequr fushatën kundër sundimit 26-vjeçar të Presidentit Alexander Lukashenko në Bjellorusi.

Ministria e jashtme tha se kishte informuar diplomatët evropianë për pikëpamjen e saj.

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan më herët se Tsikhanouskaya pritet të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm evropianë javën e ardhshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto