Krimea në fanellat e Ukrainës, përplasje diplomatike me Rusinë!

13:41 08/06/20212min45
Ukraina-696x392

Fanella e Ukrainës për Euro 2021 është bërë shkak për incidentin e radhës diplomatik me Rusinë. Në facebook, Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, Andriy Pavlenko, ka bërë publike se kombëtarja do të veshë ‘fanella të veçanta’, duke prezantuar modelin me në qendër hartën e gadishullit të Krimesë, të pushtuar nga Rusia, dhe rajonet Donetsk dhe Lugansk, të kontrolluara nga separatistët, duke i shoqëruar me fjalët: “Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve”.

Pavlenko e ka vazhduar komunikimin e tij duke shprehur bindjen se dizajni i ri i fanellave do ti japë forcë edhe më të madhe futbollistëve për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje.Ndërkohë, nuk ka vonuar reagimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, nëpërmjet zëdhëndëses Maria Zakharova, e cila me doza tallëse ka deklaruar se “ukrainasit e kanë bashkuar territorin e tyre me territorin rus të Krimesë”.

Ministria e Jashtme e Rusisë u shpreh gjithashtu se pretendimi i Ukrainës është “iluzion i së pamundurës, dhe nuk i ngjan aspak një motoje sportive, por një slogani nazist”.Topi shkon tashmë në duart e UEFA-s, së cilës me shumë mundësi do ti duhet të mbajë një qëndrim të qartë lidhur me një çështje që dukshëm i ka kaluar kufijtë e saj sportivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto