Krim horror: Djali i preu kokën nënës dhe ia vendosi në frigorifer

11:57 04/09/20201min117
angela

Një krim makabër ka tronditur sot zonën e Woking në Britaninë e Madhe. Philip Tarver i ka prerë kokën nënës së tij të moshuar pasi kishte konsumuar alkool gjatë gjithë natës.

Babai i tij, Colin ka treguar se Philip kishte shfaqur një sjellje shumë agresive. Në fillim ai përshpëriste me vete për orë të tëra dhe më pas kishte larguar të gjitha pajisjet elektronike që gjendeshin në shtëpi. Kur prindërit menduan se ai shkoi të flinte, ndodhi krimi horror. I ati gjeti në kuzhine gruan e tij Angela të mbuluar ne gjak dhe të birin që mbante një shpatë në duar.

Fatmirësisht babai arriti të shpëtonte dhe njoftoi policinë. Kur policia arriti në vendngjarje pa se Philip i kishte prerë kokën nënës së tij dhe ja kishte vendosur në frigorifer.  Dyshohet se djali vuante nga probleme të rënda mendore bashkë me nënën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto