Krijuesi i helmit nervor Novichok i kërkon falje Alexei Navalnyt

15:25 20/09/20202min68
vil_navalny-780x439

Një shkencëtar i përfshirë në programin sekret sovjetik për krijimin e agjentit nervor Novichok, i ka kërkuar falje politikanit rus të opozitës Alexei Navalny, i cili po shërohet nga helmimi në Berlin.

Vil Mirzayanov, një kimist i cili ishte i pari që zbuloi zhvillimin e Novichokit, në një intervistë për median ruse TV Rain, tha se ai do t’i kërkonte falje Navalnyt pasi Gjermania njoftoi se ka gjetur “prova të qarta” ai ishte helmuar me këtë agjent nervor.

“Unë i kërkoj falje Navalnyt për faktin që unë kam marrë pjesë në këtë aktivitet kriminal, duke zhvilluar këtë substancë me të cilën ai ishte helmuar”, tha Mirzayanov, i cili tani jeton në Shtetet e Bashkuara dhe shkroi artikujt e parë mbi zhvillimin e Novichok në fillimi i viteve 90-ta.

Falja e tij vjen në momentin kur një shkencëtar tjetër, i cili ka punuar në program, ka mohuar që Navalny është helmuar me Novichok.

Deri më tani tre shkencëtarë, kanë bërë deklarata publike pasi kanë punuar në projektin tepër sekret sovjetik.

Kujtojmë se Navalny ishte helmuar me këtë agjent nervor deri sa po udhëtonte nga qyteti Tomsk për në Moskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto